Super Bezzechi thyen rekord në kualifikime NULL NULL nga Naim Selmani 24.06.2023 15:47 nga Naim Selmani 24.06.2023 15:47 Motoristi italian Marco Bezzechi ka qenë fytyra kryesore në kualifikimet e garës për shpërblimin e madh të Holandës. Garuesi i ekipit Mooney VR 46 thjeshtë ishte i pa konkurrencë në shtegun Assen të shtunën në kualifikimet për pozita startuese përcjell klankosova.tv. Ai përpos që fitoi pole position e theu edhe rekordin e shtegut me kohën 1:34.472. Kështu Bezzechi u bë fituesi i 13-të i ndryshëm i pozitës së parë startuese në Holandë. Italiani pas vetes la dy bashkëkombësit Francesco Bagnaia dhe Luca Marini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.