Super ballafaqimi mes Zurichut dhe Laussanes direkt në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 13.03.2021 09:00 nga Engjëll Bërbatovci 13.03.2021 09:00 Dy skuadrat që po luftojnë për kualifikim në garat evropiane do ta mbyllin ditën e shtunë në Superligën Zvicerane. Zurich – ku bën pjesë Domgjoni, Aliti, Kololli, Kryeziu dhe Xhemaili – i bën konak Laussanes që është vetëm dy pikë larg nikoqirëve të këtij takimi. Ballafaqimi starton në orën 18:15 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3. 18:15 ZURICH – LAUSANNE ART SPORT 3 Dita e shtunë në kanalet sportive të Artmotion do të vazhdojë me atraksion futbollistik nga liga zvicerane. Zurichu në stadiumin Letzigrund do ta presë Lausannen që është vetëm pesë pikë larg pozitave të fundit dhe dy pikë afër Zurichut. Skuadra e pasur me shqiptarët si Aliti, Kololli, Kryeziu dhe Xhemajli do ta synojë fitoren e dytë rresht për t’u ngjitur në vendin e tretë që të rezervon një vend në garat evropiane. Nga ana tjetër, Lausanne që ka seri të mirë në pesë ndeshjet e fundit, duke mos humbur vetëm një takim, do të synojë ta prishë objektivin e kundërshtarëve dhe t’i ikin fundit të tabelës. Në dy ndeshjet e zhvilluara këtë sezon dy skuadrat kanë mposhtur njëra-tjetrën me rezultat të thellë 4:0. Lausanne, 11-shja e mundshme startuese: Diaw, Loosli, Jenz, Egil Flo, Boranijasevic, Bares, Kukuruzovic, Suzuki, Puertas, Bolingi, Mahou. Zurich, 11-shja e mundshme startuese: Brecher, Aliti, Nathan, Sobiech, Wallner, Domgjoni, Doumbia, Gnoto, Marchesano, Tosin, Kramer.