Super ballafaqime në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll NULL NULL 04.02.2026 17:46 04.02.2026 17:46 Sonte zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, ku Bashkimi – Sigal Prishtina dhe Trepça – Bora janë çiftet që ballafaqohen për një vend në finale. Të katër ekipet e kualifikuara në final 4 synojnë të marrin epërsinë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në mënyrë që të krijojnë kapital para ndeshjes së kthimit. Duelet fillojnë nga ora 18:45 dhe transmetohen drejtpërdrejt në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalet Sport 2 përkatsisht në Sport 3. /Klankosova.tv