Sunday Adetunji i jep avantazhin Ballkanit ndaj Prishtinës NULL NULL 08.03.2025 15:47 08.03.2025 15:47 Një gabim në mbrojtjen e Prishtinës, është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga sulmuesi i Ballkanit, Sunday Adetunji. 9-shi i kampionëve të Kosovës, i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën 80-të, raporton Klankosova.tv. Ky duel është i vlefshëm për xhiron e 23-të në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka katër vjet që nuk e ka fituar një ndeshje të vetme kampionale ndaj “Xhebrailave”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.