Sunak shkon në Izrael: Sulmet e Hamasit, akte të tmerrshme të terrorizmit NULL NULL 19.10.2023 11:37 19.10.2023 11:37 Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka shkuar për vizitë zyrtare në Tel Aviv të Izraelit. Sunak u tha gazetarëve në aeroport se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin. “Mezi pres me padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak. Ai tashmë është takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog, si dhe u takua me familjet e personave që janë marrë peng nga Hamasi. Ai gjithashtu pritet të përdorë udhëtimin për të kërkuar ndihmë humanitare në Gaza.