Sunak pranon përgjegjësinë për humbjen historike të konservatorëve NULL NULL 05.07.2024 07:23 05.07.2024 07:23 Rishi Sunak Rishi Sunak ka thënë se pranon përgjegjësinë për humbjen historike të Partisë Konservatore në zgjedhjet e përgjithshme. Sir Keir Starmer ka udhëhequr Partinë Laburiste drejt një fitoreje dërrmuese dhe do të marrë detyrën nga zoti Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Populli britanik ka dhënë një vendim kthjelltës sonte, ka shumë për të mësuar… dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen”, u tha mbështetësve Sunak. Duke folur në qendër të Londrës, Sir Keir tha se “ndryshimi fillon tani”, duke shtuar se “ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë”.