Sulmuesi, që vrau gjashtë persona në Çikago, ende në arrati NULL NULL 04.07.2022 21:58 04.07.2022 21:58 Sulmuesi, që dyshohet se vrau gjashtë persona dhe plagosi 31 të tjerë në Çikago, gjendet ende në arrati. Policia dyshon se personi i armatosur ka qëlluar nga një çati. Oficerët vazhdojnë kërkimet për një mashkull të bardhë, i cili besohet të jetë i moshës 18-20 vjeç. Por këtë katër korrik, festimet u ndërprenë në mëngjesin e vonë, pasi parada e Parkut Highland u bë objektivi më i fundit i një sulmuesi në ShBA, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Të shtënat vijnë vetëm një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork dhe një javë pasi Kongresi i ShBA-së miratoi legjislacionin e parë dypartiak për armët në Amerikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Mbretëria e Bashkuar do të kryejë vëzhgime mbi Izrael dhe Gaza për gjetjen e pengjeve 16 sekonda më parë
Gjykimi Special Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi 9 minuta më parë
Kosova Rastet e fundit, policia përgëzohet për profesionalizëm e efikasitet (VIDEO) 11 minuta më parë