Sulmuesi kroat do ta ketë rrogën 1 euro në muaj NULL NULL 03.01.2024 18:29 03.01.2024 18:29 Një euro në muaj. Kaq do të jetë paga e sulmuesit kroat Nikola Kaliniq, i cili ka nënshkruar pesë mujore për skuadrën Hajduk Split. Ky njëherit është transferi më interesant i afatit kalimtar i cili zyrtarisht ka nisur më 1 janar. Kjo u bë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius. Ai tha se kjo ishte marrëveshje më e lehtë që e kishte arritur gjatë këtyre tre viteve. Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun. “Kaliniq ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë Kampion i Kroacisë pas 19 vitesh”, tha ai. 35 vjeçari kishte qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si: Roma, Milan, Atletico Madrid. Ai po ashtu ishte edhe reprezentues i kombëtares së Kroacisë.