Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Klinë NULL NULL 29.06.2025 09:24 29.06.2025 09:24 Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se njëri nga zyrtarët policorë kishte pësuar lëndime të lehta trupore. “Klinë 28.06.2025 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 17 orë më parë