Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren NULL NULL 24.06.2025 08:58 24.06.2025 08:58 Policia e Kosovës Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren, i cili iu afrua me shpejtësi, e rrëzoi për toke, ia grabiti çantën e belit ku kishte një telefon, 20 euro dhe dokumente personale dhe u largua me vrap. Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore dhe u trajtua nga mjekët. Ndërkaq, Policia dhe Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Prizren tha se reaguan me shpejtësi dhe arritën ta identifikojnë dhe rreth orës 20:00 ta arrestojnë të dyshuarin K.M. 24 vjeç. “I dyshuari pranoi veprën dhe ndihmoi në gjetjen e çantës”, tha policia. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, sendet u sekuestruan dhe iu kthyen viktimës, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.