Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, pranon tretman mjekësor – i dyshuari në arrati

NULL NULL
24.08.2024 09:09
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Policia ka njoftuar se një e mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në lidhje me këtë rast gjendet në arrati, përcjell Klankosova.tv.

“Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme