Sulmohet një person në Përlepnicë të Gjilanit, përfundon në QKUK NULL NULL 09.08.2025 15:24 09.08.2025 15:24 Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës. Si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare. “Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani. “I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”. “Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”.