Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet me gurë autobusi i KB Bashkimit

NULL NULL
08.02.2020 23:33

Autobusi që bartë lojtarët e klubit të basketbollit “Bashkimi”, është sulmuar sot me gurë nga disa persona pas ndeshjes në dalje të qytetit të Pejës.

Gurët kanë dëmtuar pjesën e përparme dhe anësore të autobusit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek lojtarët dhe ekipi, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e ka bwrw tw ditur vet skuadra pwrmes njw njoftimi nw Facebook.

“Sulmi ka ndodhur derisa autobusi i ekipit ka qenë nën përcjelljen e Policisë, e cila menjëherë ka bërë raportimin e rastit”.

“Kjo është hera e dytë që sulmohet autobusi i ekipit tonë, pasi që më parë kishte ndodhur një incident të tillë edhe në Mitrovicë”.

“Ftojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen”.

“Aktet e tilla nuk i përkasin basketbollit dhe duhet të dënohen menjëherë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.