Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sulmohet ekipi i Pejës” – Fluturojnë karriget mes tifozëve të Peja dhe Golden Eagle Ylli (VIDEO)

NULL NULL
12.04.2025 10:34

Gazetarja Ulpiana Emra ka dhënë detaje lidhur me të rejat e fundit nga basketbolli vendor.

Në “Weekend” në Klan Kosova, Ulpiana tha se ndeshjet e “Play Off-it” sollën befasi.

“Loja që e ka lujtë ekipi i Pejës më ka bërë përshtypje dhe ka pasë paraqitje shumë të mirë duke i prishë matematikat Yllit. “Play offi” është diçka tjetër”, tha Ulpiana.

Ndërkaq, lidhur me përleshjen që ndodhi pas takimit ajo tha se është e papranueshme.

Derisa shpjegoi se lojtari i Pejës e kishte bërë shkronjën “L” për “Losers” , por u keqkuptua.

“Vitet e fundit asesi nuk po mundemi me u vetëdijësu që duhet me shku në palestër dhe me u kënaq veç me basketboll, sharjet ndodhin, hudhja e gjësendeve nuk duhet bëhet”, tha ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme