Sulmohet ambasada amerikane në Afganistan NULL NULL 11.09.2019 08:45 11.09.2019 08:45 Një raketë shpërtheu në ambasadën e SHBA-së në Kabul, dhe një tjetër goditi kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit. Nuk është raportuar për dëme në të dyja objektet. “Personeli diplomatik nuk është prekur drejtpërdrejtë nga shpërthimi”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Incidenti ndodh në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që ishin edhe arsye e nisjes së luftës në Afganistan. Sulmi ndaj ambasadës amerikane, bëhet disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet e paqes më talibanët ishin “të vdekura”. Trump anuloi bisedimet e fshehta me talibanët që ishin paraparaë të mbahen në SHBA, pasi një makinë bombë e grupit militant shpërtheu në Kabul, duke lënë të vrarë 12 njerëz përfshirë një ushtar amerikan. Rreth 14.000 trupa amerikane gjendet në Afganistan, transmeton Radio Evropa e Lirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 16 minuta më parë
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 47 minuta më parë