Sulmi seksual ndaj vajzës së mitur në Gjakovë, Mehmeti: Tregon dështimin si shoqëri për mbrojtjen e fëmijëve NULL NULL 08.04.2026 14:31 08.04.2026 14:31 Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Faton Mehmeti i ftuar në emisionin Kosova Today në Klan Kosova tha se i dyshuari i moshës rreth 50 vjeçare është në paraburgim, teksa nëna e viktimës kishte kërkuar që rasti të mos bëhet publik, raporton KlanKosova.tv. “Ai është rreth moshës 50 vjeçare dhe momentalisht gjindet në paraburgim. Ajo që dihet është se edhe nëna e saj nuk ka dëshiruar që ky rast të bëhet publik, madje ka kërkuar edhe nga zyrtarët e QPS-së që kjo të mos bëhet publike, megjithatë besoj që një rast i tillë duhet të bëhet pubik për shkak se është një rast shumë i ndjeshëm dhe përveç traumave që shkakton në shoqëri e tregon edhe dështimin tonë si shoqëri për mbrotjen e fëmijëve”, tha Mehmeti. Mehmeti shtoi se vajza është e mitur e moshës rreth 11-vjeçare. “Vajza është diku e moshës 11 vjeçare derisa babai diku 50 vjeçar, janë nga komuniteti romë”, shtoi Mehmeti.