Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi rus ndaj autobusit civil në Ukrainë vret 9 persona

NULL NULL
17.05.2025 08:21

Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.

Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes.

Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv 

lajme të ngjashme