Sulmi në Mannheim, reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart NULL NULL 03.03.2025 16:59 03.03.2025 16:59 Reuters Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Mannheimit të Gjermanisë, ku sipas mediave lokale të paktën një person ka humbur jetën pasi një automjet është futur në turmën e njerëzve në qendër të qytetit. Pas këtij sulmi, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës në këtë qytet, transmeton Klankosova.tv. “Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, është lutja e kësaj konsullate për shtetasit kosovarë.