Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi në Kuvend – sot mbahet seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

NULL NULL
28.02.2017 08:46

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca fillestare kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit si dhe Adea Batushës.

Prokuroria  Speciale e Kosovës ndaj tyre ka ngritur aktakuzë për veprën penale “terrorizëm”.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka shkruar një ditë më parë në llogarinë e tij në Facebook se “ky gjykim është haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSE!”.

“Kështu ka ndodhur edhe me rastin e akuzimit dhe gjykimit të aktivistit të Lëvizjës VV, z. Trim Gashit, kinse për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit, ai është liruar i paafajshëm nga e njejta Gjykata Themelore në Prishtinë, që e ka mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj”.

“Nëse kemi Gjykatë të pavarur, të drejtë dhe që punon në bazë të ligjit, të gjithë aktivistët, duhet të lirohen të pafajshëm, por kush do të përgjigjet për vrasjen e Astrit Deharit,i cili u paraburgos për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për këtë rast të inskenuar politik”, ka shkruar më tutje ai, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.