Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO)

NULL NULL
03.10.2023 00:01

Asamblisti shqiptar në komunën e Medvegjës, Fehmi Beha, ka folur në lidhje me sulmin që ndodhi ditë më parë ndaj familjes Muharremi nga të rinj serb.

Beha, mes tjerash potencoi se akti i sulmit u bë nga një grup i të rinjve serb të motivuar siç tha ai nga autoritet e sigurisë së Serbisë.

Asamblisti shqiptar në Medvegjë gjithashtu përmendi dëbimet dhe pasivizimin që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve të kësaj ane.

“Nëse flasim për Medvegjë, gjendja në Medvegjë kaherë e tensionuar, sidomos ky tension në vitin 1999 është shndërruar në dhunë, ku nga Medvegja u dëbuan mbi 5 mijë shqiptarë”, u shpreh Beha.

“Serbia nuk mjaftua me këtë, mirëpo filloi me pasivizimin e mbi 5000 shqiptarëve, të cilët i la pa adresë dhe nuk u dha mundësi që ata të kthehen në vatra e tyre shekullore”, potencoi Beha.

Ai shtoi se ky sulm në Medvegjë, ndodhi pas asaj në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Situata u bë edhe më e tensionuar para disa ditësh, kur presidenti i Serbisë dështoi që të kryen një akt terrorist në Kosovë dhe u zmbraps nga një akt i tillë, të gjithë mllefin e paraqiti ndaj shqiptarëve të Medvegjës, ku një grup i të rinjve serbë i motivuar nga autoritetet serbe, apo nga autoritet e sigurisë, u motivuan që sulmojnë shtëpinë e shqiptarit i cili jeton në Medvegjë, ku duke kënduar këngë nacionaliste, kjo u shndërrua edhe në dhunë fizike, me gurë e mjete gjuajtën e familjes Muharremi, duke shkaktuar dëme materiale, për fat nuk pati lëndime”.

“Me vet faktin që u sulmua e vetmja shtëpi e shqiptarit jeton në atë lagje, është i motivuar dhe është i motivuar nga organet e sigurisë, të gjithë ata që e kryen këtë akt ishin fëmijë të eprorëve policorë të cilët veprojnë dhe punojnë në stacionin policor të Medvegjës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.