Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi izraelit në Teheran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

NULL NULL
14.06.2025 11:02

Sipas një gazetari të medias shterërore iraniane, gjashtëdhjetë persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.

Siç raporton CNN, transmeton Klankosova.tv,  20 fëmijë u vranë në ndërtesën e banimit, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe. Ndërkaq, dhjetë trupa thuhet se mbeten nën rrënoja.

Televizioni iranian transmetoi pamje direkte të punëtorëve që po hiqnin mbeturinat nga vendi i ndërtimit të një ndërtese 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.

I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse 60 të vrarët në ndërtesën e banimit ishin përfshirë në numrin e tij. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.