Sulmi izraelit mbi Tehran, SHBA: Ne nuk jemi të përfshirë NULL NULL 13.06.2025 03:52 13.06.2025 03:52 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar involvimin në sulmet izraelite mbi Iranin. “Nuk ka pasur asnjë përfshirje apo ndihmë të SHBA-së në sulmet e kryera nga Izraeli në Iran”, deklaroi ekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. “Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në këto sulme dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon,” tha ai në një deklaratë. “Izraeli na këshilloi se ata besojnë që ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje të tij. Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona dhe për të qëndruar në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë, u shpreh Rubio, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv “Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat apo personelin e SHBA”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 42 minuta më parë
Kosova Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë 51 minuta më parë