Sulmi i Rusisë me dronë vret gjashtë persona në Kharkiv të Ukrainës NULL NULL 06.04.2024 08:16 06.04.2024 08:16 Foto arkiv. Një sulm i Rusisë me dronë gjatë natës në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vrau gjashtë persona dhe plagosi 10 të tjerë, tha të shtunën kryebashkiaku i qytetit, raporton AFP. “Që nga mëngjesi i sotëm, ka gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur si rezultat i sulmit të natës në lagjen Shevchenkivskyi”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov në një postim në Telegram, duke iu referuar një zone veriore të qytetit. /Klankosova.tv