Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 23:44 23.06.2025 23:44 Amir Ahmeti, ish-ambasador në Katar sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka komentuar sulmin e Iranit në Katar, dukë thënë se është shkelje e sovranitetit, Ai u shpreh se Katari është një shtet i cili ka bagazh të madh të angazhimit për paqe në botë, përcjell Klankosova.tv. “Fillimisht është bërë shkelje e të drejtës ndërkombëtare, në këtë rast shkelje e sovranitetit të shtetit të Katarit, fqinjit të Iranit i cili ka qenë vazhdimisht në këtë 20-vjeçarin e fundit, duke ndërmjetësuar për paqe në botë”. “Katari ka ndërmjetësuar në mbi 10 raste ndërkombëtare për të arritur paqen. Të goditet një shtet fqinj me këtë bagazh të madh të angazhimit për paqe në botë nuk bën aspak të favorshëm pozicionin e Iranit edhe pse unë gjithherë kam thënë se rajoni i Lindjes së Mesme ka dy shtete destabilizuese në njërën anë e ka Izraelin e në anën tjetër Iranin dhe ja ky është një shembull klasik i tij”. “Sot gjatë tërë ditës Izraeli ka bombarduar Gazën dhe ka vrarë dhjetëra civil, fëmijë, gra e të vjetër, madje edhe të sëmurë nëpër spitale. Në anën tjetër Irani shkon dhe bombardon dhe shkel sovranitetin e një shteti fqinj siç është Katari”, u shpreh ai. Ahmeti dha edhe disa informacione për Katarin, por edhe për sulmin që ndodhi sonte. “Katari është një shteti i vogël, një shtet i pasur, është i vogël edhe me popullsi edhe rajon, por megjithatë teknologjia sot ka një rol shumë të rëndësishëm”. “Edhe pse u deklaruan se kane qenë gjashtë raketa balistike, por balistike kanë qenë shtatë, të cilat kanë qenë me veprim të shkurtër dhe të mesëm, por të gjitha këto janë shkatërruar prej baterive të ushtrisë katariane, që është një sukses për një shtet të vogël”, tha tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025