Sulmi i armatosur në Graz të Austrisë, Haliti: Ende nuk dihen motivet (VIDEO) NULL NULL 10.06.2025 23:58 10.06.2025 23:58 11 persona u vranë sot në një sulm që ndodhi në një shkollë të qytetit të Grazit në Austri. Në mesin e viktimave, është edhe një 15 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Sipas njoftimit të familjarëve, bëhet fjalë për 15 vjeçaren Lea Bajrami, nga komuna e Vitisë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, detaje ka dhënë gazetari Vehbi Haliti. Haliti në Edicionin Special në Klan Kosova tha se nuk dihet motivi i sulmit. “Prandaj nuk mund të themi apo të supozojmë. Duhet t’i përmbahemi strikt organeve kompetente të cilat i japin këto sqarime”, deklaroi ai.