Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet ruse plagosën 11 persona në Kherson

NULL NULL
27.11.2024 09:50
Policia e Rajonit Kherson.
Policia e Rajonit Kherson.

Policia ukrainase ka thënë se njëmbëdhjetë persona janë plagosur në sulme të ndryshme ruse në rajonin Kherson.

Pjesë të këtij rajoni u vunë në shënjestër të artilerisë e sistemeve të shumta të raketave dhe dronëve, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se në mesin e të plagosurve ishte një burrë 59-vjeçar, i cili u sulmua nga një dron në Beryslav.

Ai u dërgua në spital me një plagë nga shpërthimi i minës dhe plagë me armë zjarri në kokë dhe fytyrë.

Më vonë, një burrë 60-vjeçar u plagos për shkak të një droni që hodhi një mjet shpërthyes në një pronë private, shtoi policia.

Ai u shtrua në spital me një plagosje nga shpërthimi, tronditje dhe një plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.