Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet e fundit nga Houthi, Trump: Irani do të mbahet përgjegjës për veprimet e këtij grupi

NULL NULL
23.07.2026 15:04

Pas sulmit ndaj dy anijeve saudite të naftës në Detin e Kuq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar të enjten një paralajmërim për Houthit, grupin nga Jemeni që mbështetet nga Irani.

Trump ka shkruar në rrjetet social se do ta mbajë përgjegjës Iranin për çdo veprim të grupit Houthi.

“Nëse ata e përsërisin këtë veprim, SHBA-ja do ta mbajë Iranin përgjegjës, duke qenë se Houthitë janë një forcë përfaqësuese e Iranit, dhe do të ushtrohet një ndëshkim i rëndë ushtarak ndaj Iranit dhe, natyrisht, ndaj vetë Houthive. Këta më kanë zhgënjyer thellë, pasi deri më tani kishin vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe të mençur”, ka shkruar Trumpi.

Sulmi i cisternave të naftës ka ardhur vetëm tri ditë pasi rebelët Houthi kishin shpallur bllokadë ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme