Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulme në Shri Lanka – 50 të vdekur, 280 të plagosur (VIDEO)

NULL NULL
21.04.2019 08:30

50 persona kanë mbetur të vdekur dhe 280 të plagosur pas gjashtë shpërthimeve që ndodhën në hotelet dhe kishat e Shri Lankës.

Shpërthimet tronditën kishat dhe hotelet luksoze kur të krishterët filluan festimet e pashkëve, thanë autoritetet lokale, njofton Klan Kosova.

Shpërthimet ndodhën rreth orës 8:45 në kohën lokale në kishën e Shën Atonit në Kolombo dhe kishën e Shën Sebastianit në Negombo, një qytet me shumicë katolike. Kisha e Sionit në Batticaloa në bregun lindor ishte gjithashtu në shënjestër, shkruan RT.

Në të njëjtën kohë u goditën hotelet Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury me pesë yje, konfirmoi policia. Të gjitha sulmet duket se janë të koordinuara.

Të paktën 52 vetë u vranë, njoftoi media, duke cituar policinë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqën kaosin në caket e sulmeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.