Sulme me dronë në Moskë, mbyllet për një kohë aeroporti Vnukovo NULL NULL 30.07.2023 12:46 30.07.2023 12:46 Moska Rusia e ka akuzuar Ukrainën për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë njërin prej aeroporteve të qytetit. Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u përplasën në dy ndërtesa, thanë nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Një person është plagosur, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë pranuar incidentin. Kryetari i Bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin, tha se dy ndërtesat kishin dëmtime të lehta. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se në cep të godinave janë dëmtuar disa xhama. Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe avionët u ridrejtuan në aeroporte të tjera. Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë herë e merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.