Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sulm politik”, kryetari i Tearcës mohon akuzat e gruas që pretendon se u kërcënua nga ai

NULL NULL
22.09.2025 14:15
Nuhi Neziri

Nedreta Hajredini, më 19 shtator në emisionin “Kosova Today”, pretendoi se është kërcënuar nga kryetari i komunës së Tearcës në Maqedoni të Veriut, Nuhi Neziri.

Sot, Neziri në Klan Kosova, mohoi dhe hodhi poshtë akuzat e Hajredinit, transmeton Klankosova.tv.

“Personi i përfshirë në këtë rast, sipas vlerësimit tonë, bëhet fjalë për një periudhë gati 10-vjeçare, nuk përkon vetëm me fazën e marrjes së detyrës time në komunë. Ka të bëjë një person që ka ngarkesa emocionale, halle që kemi secili, apo obsesione të ndryshme. Për këtë, nuk jam kompetent unë që çka ka ajo në saktësi”, u shpreh kryetari i Tearcës në “Kosova Today”.

Neziri thotë se jo vetëm ai, por gjithë familja e tij janë përkujdesur për Hajredinin, dhe sipas tij, kjo vjen si “amanet” nga babai i saj i ndjerë.

“Kjo, nga fillimi i mandatit tim, këto gjërat e imagjinuara, të sajuara, na detyruan që ne komplet të shkëpusim raportin e deriatëhershëm me personin në fjalë”, thotë tutje ai.

Sa i përket pretendimeve të Nedreta Hajredinit për vendosje të kamerave në shtëpinë e saj nga ana e Nuhi Nezirit, ai thotë se këto janë pretendime që mund të vërtetohen lehtë.

“Pretendimet e saja janë lehtësisht të zbulueshme, për faktin që çdo institucion mund të gjejë gjurmët, por jo të sajimit apo imagjinate që cenon këto institucione dhe personalitetit tim”, u shpreh ai.

Neziri pretendon se ky rast mund të jetë sulm politik.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme