Sullivan këtë javë në Arabinë Saudite, rreth një marrëveshjeje normalizimi midis Izraelit dhe mbretërisë NULL NULL 02.04.2024 07:39 02.04.2024 07:39 Arkiv: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, merr pjesë në një konferencë shtypi në Kiev, më 20 mars. Maxym Marusenko/NurPhoto/Getty Images Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan do të udhëtojë në Arabinë Saudite këtë javë. Kjo me qëllimin për të vazhduar bisedimet me princin e kurorës Mohammed bin Salman rreth një marrëveshjeje normalizimi midis Izraelit dhe mbretërisë, sipas një zyrtari amerikan. Nga takimi nuk priten përparime të mëdha, shtoi zyrtari, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Vizita e Sullivan vjen më pak se dy javë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmendi “përparim të mirë” në bisedimet në vazhdim gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite. Marrëveshja e mundshme, të cilën shumë e shohin si një pengesë të madhe që mund të rezultojë shumë sfiduese për t’u arritur – veçanërisht kur Izraeli është në luftë në Gaza – do të kishte shumë elementë, duke përfshirë një marrëveshje ushtarake të SHBA-së me Arabinë Saudite që mbështesin zhvillimin e saj të një programi bërthamor civil, kanë thënë zyrtarët amerikanë për CNN.