Sulejman Rexhepi: Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë NULL NULL 31.05.2020 17:47 31.05.2020 17:47 Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut Sulejman Rexhepi, ka publikuar një mesazh drejtuar organeve udhëheqëse të këtij institucioni, pak ditë pasi është shkarkuar nga pozita e të parit. “Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se kush mbante harkun në duar”, ishte publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook apo në “Facebook Story”. Mesazhi ishte shoqëruar edhe me thënien: “Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë”. Zyrtarisht nuk dihen akoma arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit, gjithë këto zhvillime erdhën pas bujës së madhe mediatike që bënë disa fotografi të Rexhepit me një grua të re, e që thuhej se është martuar. Pas shkarkimit nga riaseti. Sulejman Rexhepi deponoi një shkresë me njoftimin e dorëheqjes së parevokueshme nga kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut, post ky që e mbajti për më shumë se 15 vite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 30 minuta më parë
Lajme Oficeri i Hamasit: Bandat e kanë marrë kontrollin mbi Gaza, udhëheqja jonë politike është shkatërruar 44 minuta më parë