Suharekë: Punëtori vdes në vendin e punës, përderisa po testonte një makineri NULL NULL 02.02.2023 09:50 02.02.2023 09:50 Një punëtor ka vdekur në vendin e punës në Suharekë, pasi pësoi lëndime përderisa po testonte një makineri, mesditën e së mërkurës. I njëjti u dërgua për tretman mjekësor, ku nga mjekët u konstatua se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion, njofton policia, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, për të cilin policia nuk ke cekur nëse është pronar i vendpunishtes apo bashkëpunëtor. Ai është dërguar në mbajtje.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months