Suharekë: Persona të panjohur kërkojnë qyp me lira në oborr të huaj (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 06.04.2023 21:03 nga Mërgime Taraku 06.04.2023 21:03 Në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi që në të besohet se ka edhe diçka më të vlefshme. Pronarja e kësaj toke tha se në të ka pasur më parë varreza ilire, por që nuk ka thesar, raporton Klan Kosova. Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit të cilët nuk arritën ta kapin asnjë person. Por, sipas tyre, një veprim i ngjashëm ndodhi edhe në shtator të vitit të kaluar, ku për ketë veprim arritën të arrestojnë një person. Rasti me urdhër të prokurorit u cilësua “Dëmtim i varrezave apo kufomave”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS