Suhareka pritet të bëhet me objekt të ri të Komunës NULL NULL 06.03.2019 15:26 06.03.2019 15:26 Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avancuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj në një postim në Facebook. “Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve”. “Në vitin 2019 MAPL financon me 500.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 200.000.00 euro.Urime të gjithëve”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.