Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suhareka po bëhet me stadium të ri

NULL NULL
17.10.2024 16:26
Suhareka po bëhet me stadium të ri, foto: Ministri i Sportit Hajrulla Çeku.

Qytetit të Suharekës do t’i shtohet një stadium i ri.

Lajmin e bëri të ditur Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çeku njoftoi se ky impiant sportiv do të ketë një kapacitet prej 6 mijë e 518 ulësve.

Ai theksoi se tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin.

“Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet”, tha kreu i MKRS-së Hajrulla Çeku.

lajme të ngjashme