Suhareka dhe Rahoveci po bëhen me stadiume NULL NULL 15.04.2024 14:56 15.04.2024 14:56 MKRS fotoilustrim Suhareka dhe Rahoveci, do të bëhen me stadiume. Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Çeku tha se janë hapur konkurset e projektimit. Ai po ashtu bëri të ditur se Komuna e Fushë Kosovës, do të bëhet me palestër të gjimnastikës. “Të trija komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve. I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë”, tha Çeku. “Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030”.