Subvencionimi i efiçiencës së energjisë: Zgjatet afati për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022 NULL NULL 25.10.2022 14:36 25.10.2022 14:36 Ministria e Ekonomisë ka vendosur që ta zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022, nga Faza 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë. “Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv. Kështu Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit. Sa qytetarë aplikuan për 6 milionë të subvencionimit të efiçencës së energjisë?