Subjekti politik: Lista Serbe, më shumë bojkot se punë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 08.04.2024 21:00 nga Flamur Gajtani 08.04.2024 21:00 Ndryshoi procesi, por jo edhe metoda. Partia e pakicës më të madhe në Kosovë Lista Serbe, që të dielën paralajmëroi bojkotimin e votimit të 21 prillit për heqjen e kryetarëve veriorë, bëri thirrje apo braktisi institucionet kosovare edhe më parë. E freskët është dorëheqja e kryetarëve serb të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut, nëntorin e 2022-ës që u bë nën praninë e medieve. Bashkë me ta, nga detyra u larguan edhe policët, e serbët tjerë me poste të ndryshme, në institucionet e Kosovës, si në Kuvend, Qeveri e gjyqësor. Vendimin atëbotë u tha se e morën për çështjen e targave e formimin e asociacionit. Për mosrespektim si partner koalicioni, Srpska pati kërcënuar me dalje edhe nga qeveria Hoti më 2020 ku ishte hisedar. Subjekti që tani udhëhiqet nga Zlatan Elek, dorëzoi mandatet e kryetarëve të 4 komunave veriore edhe nëntorin e 2018-ës, si protestë për vendosjen e taksës 100%. Më herët në atë vit, ky subjekt doli nga ekzekutivin me në krye Ramush Haradinajn, dhe atë vetëm një ditë pas 26 Marsit 2018, kur njësitet policore kosovare arrestuan Marko Gjuriqin që kishte hyrë ilegalisht në Kosovë. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, pati bojkotuar punën për kohë të gjatë në qeverinë LDK-PDK me në krye Isa Mustafa, si shkak se ata nuk pajtoheshin me Ligjin për Trepçën që shtetin e bënte aksionarin më të madh në atë ndërmarrje. Si rezultat, serbët edhe votuan rrëzimin e asaj qeverie.