Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suarez pajtohet me Barcelonën

NULL NULL
15.12.2016 20:47

Luis Suarez është pajtuar që të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.

Me këtë ai do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2021.

Uruguaiani është bashkuar me klubin katallan në vitin 2014 kur aty erdhi nga Liverpool.

Për këtë periudhë ai ka fituar tetë trofe, përfshirë, La Liga, Champions League, The Club World Cup dhe European Super Cup.

Ai ka shënuar 97 gola në 116 paraqitje, po ashtu ka realizuar 57 asistime.

Suarez është bërë futbollist kyç për Barcelonën në sezonet e fundit, ku ka krijuar një partneritet me Lionel Messi dhe Neymar./Klan Kosova/

lajme të ngjashme