Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studiuesit në Korenë e Jugut zbulojnë se si qelizat kancerogjene t’i kthejnë në fazë më të shëndetshme

NULL NULL
08.02.2025 16:55

Studiuesit në Korenë e Jugut kanë zbuluar mënyrën se si qelizat kancerogjene t’i kthejnë në një fazë më të shëndetshme .

Trajtimet tradicionale të kancerit fokusohen në heqjen e qelizave kancerogjene përmes operacionit, ose shkatërrimin e tyre me rrezatim ose kimioterapi.

Por hulumtimi i ri duket se ka zbuluar një qasje të tretë që mund të lejojë pacientët me kancer të rifitojnë qelizat e tyre të shëndetshme.

“Kjo mund të çojë potencialisht në terapi që janë më pak toksike se rrezatimi dhe kimioterapia”, tha Dr Troso-Sandoval.

Ndërkaq, Tiffany Troso, onkologe shtoi se: “Ky zbulim ofron një qasje të re për trajtimin e kancerit duke rilidhur qelizat e kancerit në vend që t’i eliminojë ato”.

Bashkautori i hulumtimit të ri, Këang-Hyun Cho, një profesor i biologjisë në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore, tha: “Ky studim ka zbuluar në detaje, në nivelin e rrjetit gjenetik, çfarë ndryshimesh ndodhin brenda qelizave pas procesit të zhvillimit të kancerit, i cili deri më tani është konsideruar si mister”.

“Ky është studimi i parë që zbulon se një e dhënë e rëndësishme që mund të rikthejë fatin e zhvillimit të tumorit fshihet pikërisht në këtë moment ndryshimi,” shtoi ai, transmeton Klankosova.tv

Ekipi publikoi gjetjet e tyre në revistën Advanced Science . 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.