Studimi: Vaksinimi më i shëndetshëm, ai i mëngjeseve NULL NULL 12.09.2017 23:00 12.09.2017 23:00 Vaksinat e gripit janë më efektive kur aplikohen në mëngjes se sa më vonë gjatë ditës. Kështu thuhet në një hulumtim të vitit të kaluar, i botuar në Daily Mail, në të cilin thuhet se ata që u vaksinuan ndërmjet orës 9 deri 11, kishin mbrojtje dukshëm më të madhe kundër dy nga tre llojet e gripit të një muaj më vonë, transmeton Klan Kosova. Ky hulumtim i pacientëve në mëngjes u bë krahasuar me ata të cilët vaksinoheshin në orët e mesditës 15 apo 17. Mendohet se ky ndryshim ndodhë për shkak se sistemi imunitar luhatet gjatë ditës. Por ky studim kërkon një hulumtim të mëtejshëm – ndërkohë, gjëja më e rëndësishme është të siguroheni që të merrni vaksinën e gripit në fillim të sezonit për mbrojtjen më të mirë në muajt e gripit: nëntorit dhe dhjetorit (zakonisht merr dy javë për të marrë mbrojtje të plotë ). Shmangni vaksinimin kur nuk jeni mirë, me një temperaturë mbi 38 ° C, transmeton Klan Kosova.