Studimi: Një e treta e amerikanëve nuk e dinë se eklipsi diellor mund të dëmtojë sytë NULL NULL 02.04.2024 23:15 02.04.2024 23:15 Foto ilustruese, njerëzit duke shikuar eklisin Gati një e treta e amerikanëve nuk e dinë se shikimi i një eklipsi diellor pa mbrojtjen e duhur të syve mund të shkaktojë dëme të përhershme, sipas një sondazhi të ri të publikuar të martën. Sondazhi i 1006 njerëzve, i kryer nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos, pyeti amerikanët për njohuritë e tyre për rreziqet shëndetësore që mund të dalin nga fenomeni qiellor i së hënës. “Eklipsi i plotë diellor është një ngjarje shumë e pritur dhe teksa ka shumë emocione, historikisht ka pasur gjithashtu keqkuptime rreth rreziqeve të mundshme shëndetësore”, tha Dr. Nicole McAllister, mjeke e mjekësisë urgjente dhe EMS në Ohio State. Në kryerjen e sondazhit, “Ne donim të krijonim ndërgjegjësim në mënyrë që të inkurajojmë njerëzit të marrin masat e duhura për të mbrojtur veten”, tha McAllister. Teksa shikoni një eklips, mbrojtja e duhur e syve është parësore, thonë mjekët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.