Studimi i ri: Mbjellja e më shumë pemëve mund të zvogëlojë vdekjet nga temperaturat e larta NULL NULL 11.02.2023 21:35 11.02.2023 21:35 Një studim i ri nga “The Lancet” tregon se mbjellja e më shumë pemëve mund të zvogëlojë vdekjet që lidhen me temperaturat e larta. Studimi që përfshiu 93 qytete evropiane zbuloi se një e treta 6 mijë e 700 vdekjeve të parakohshme të lidhura me temperaturat e larta në 2015 mund të ishte shmangur duke rritur mbulimin e pemëve deri në 30 për qind. Autorja kryesore e hulumtimit, Tamara Lungman, një studiuese në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Globalm shpjegoi se ky studim ishte ndër të parët që tregoi se vdekjet nga temperaturat e larta mund të parandaloheshin duke rritur mbjelljen e pemëve, shkruan Gazettengr, transmeton Klankosova.tv. “Ne tashmë e dimë se temperaturat e larta në mjediset urbane janë të lidhura me rezultate negative shëndetësore”, u shpreh tutje ajo. Studiuesit e “The Lancet” zbuluan se qytetet regjistrojnë më shumë vdekje të lidhura me valët e të nxehtit sesa fshatrat. Mungesa e pemëve, prania e asfaltit dhe përdorimi i materialeve të ndërtimit që thithin nxehtësinë janë shënuar si faktorë që përkeqësojnë ngrohjen globale në zonat urbane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025