Studimi i fundit tregon se gjatë cilës stinë njerëzit kanë nevojë për më shumë gjumë NULL NULL 24.04.2023 19:39 24.04.2023 19:39 Shumë njerëz kanë probleme me gjumin, disa të tilla kanë më shumë gjatë verës, e disa gjatë dimrit. Studimet e fundit kanë treguar se gjatë cilës stinë njerëzit kanë nevojë për më shumë gjumë. Hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit mund të kenë nevojë për më shumë gjumë gjatë muajve të ftohtë të vitit, pra gjatë stinës së dimrit. Analiza e njerëzve që i nënshtrohen studimeve të gjumit zbuloi se njerëzit bëjnë më shumë gjumë në dimër, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv. Studimi i fundit tregon se edhe në një popullsi urbane që përjeton gjumë të ndërprerë, njerëzit përjetojnë gjumë më të gjatë në dimër sesa në verë dhe më pak gjumë të thellë në vjeshtë. Sipas studimit, gjatë gjumit aktiviteti i trurit rritet dhe për këtë arsye njerëzit arrijnë që të ëndërrojnë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.