Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Pilula katër në një parandalon një të tretën e sulmeve në zemër

NULL NULL
25.08.2019 17:30

Një pilulë ditore që përmban katër ilaçe mund të zvogëlojë numrin e sulmeve në zemër për një të tretën, tregon një studim.

Polipili përmban aspirinë për hollimin e gjakut, një statinë për uljen e kolesterolit dhe dy ilaçe për të ulur presionin e gjakut.

Studiuesit në Iran dhe në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se pilula kishte një ndikim të madh.

Ata sugjerojnë t’ua japin atë të gjithëve mbi një moshë të caktuar në vendet më të varfra, ku mjekët kanë më pak mundësi dhe janë më pak të aftë të vlerësojnë individët.

Sëmundja koronare e zemrës dhe goditja në zemër janë dy shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, duke vrarë më shumë se 15 milionë njerëz në vit.

Pirja e duhanit, mbipesha dhe ushtrimet e pakta shtojnë rrezikun e një zemre jo të shëndetshme.

Studimi, i botuar në Lancet, u bazua në më shumë se 100 fshatra në Iran ku u analizuan rreth 6,800 njerëz.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.