Studim: Duhanpirësit shpenzojnë mbi 2 mijë euro në vit për cigare dhe mbi 130 mijë gjatë gjithë jetës NULL NULL 27.04.2023 21:29 27.04.2023 21:29 Duhani Sipas një studimi, duhanpirësit në përgjithësi shpenzojnë aq shumë për cigare gjatë jetës së tyre, saqë mund të blejnë katër makina të reja, të bëjnë shetitje nëpër botë dhe t’i kenë dy shtëpi të tyre. Studimi i 2 mijë të rriturve që konsumojnë cigare, zbuloi se 67 për qind e pranojnë se e dinë se po hedhin para kot, ndërkaq tre të katërtat janë përpjekur dhe nuk kanë arritur ta lënë duhanin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Nga ata që duan të lënë duhanin, 74 për qind përmendën paratë si motivimin e tyre kryesor, para kujdesit për shëndetin e tyre (72 për qind). Sipas studimit të fundit një duhanpirës mesatar shpenzon 2 mijë e 208 euro për cigare në vit dhe 136 mijë e 883. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.