Studenti japonez shkon në diplomim i veshur si Zelensky NULL NULL 27.03.2023 16:57 27.03.2023 16:57 Një student japonez kishte veshur xhupin tashmë ikonik të presidentit ukrainas me ngjyrë ulliri dhe kombinimin e pantallonave kaki. Shumica e ceremonive japoneze të diplomimit i shohin të diplomuarit me kostume ose veshje zyrtare. Por Universiteti i Kiotos ka traditën e vet të studentëve që zgjedhin veshje të ndryshme në ditën e tyre të madhe. “Unë jam presidenti Zelensky”, tha studenti për rrjetin televiziv lokal Yomiuri, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Ai tha se iu deshën tre muaj për të rritur mjekrën e tij dhe ai vendosi të shkonte si lider ukrainas pasi njerëzit i thanë se dukeshin të ngjashëm. Studenti mbante një tabelë me mesazhe që shprehnin mbështetjen e tij për Ukrainën, së bashku me një fragment nga fjalimi i Zelensky në dhjetor në Kongresin e ShBA-së. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.