Studentëve në Britani nuk ju hyn në punë diploma NULL NULL 14.07.2015 11:13 14.07.2015 11:13 Më shumë se gjysma e të diplomuarave në Britani të Madhe janë duke punuar një punë që ata besojnë që nuk kërkohet një diplomë, thotë një studim i ri. Një anketë e të diplomuarve të punësuar në Britani nga Accenture Strategy ka anketuar 1000 studentë që do të diplomojnë këtë vit dhe 1000 të tjerë të cilët u diplomuan në vitin 2013 dhe 2014. 60 për qind e të diplomuarve nga grupi i 2013/2014 thanë se ata ishin të nën-punësuar ose punojnë në një punë që nuk kërkon një diplomë të fakultetit, një kontrast më pikëpamjet e të diplomuarve të këtij viti, prej të cilëve 77 për qind thanë se edukimi i tyre i ka përgatitur për botën e punës. Përderisa vetëm 16 për qind e të diplomuarve të këtij viti presin të fitojnë nga 19 mijë funte për vit ose me pak, në punën e tyre të parë, çereku i të diplomuarve i viteve 2013 dhe 2014, megjithatë thonë se kanë të ardhura në këtë shkallë,shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.