Stuani, heroi i Gironas NULL NULL 02.12.2023 16:48 02.12.2023 16:48 Girona ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga. Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se raste për shënim kishte nga dy palët. Në pjesën e dytë, të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Hugo Duros në minutën e 56’. Megjithatë, vendasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Cristhian Stuanit, në minutën e 82′. Stuani realizoi edhe njëherë gjashtë minuta më vonë, duke e kaluar Gironan për herë të parë në epërsi. Girona pas fitores mbetet në vendin e parë me 38 pikë të grumbulluara, pas 15 xhirove, tri pikë larg Real Madridit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Klankosova.tv.